Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj Albin Kurtit

Nga D V
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Policisë, njësitet policore fillimisht kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit, i cili dyshohet se përmes një rrjeti social ka kanosur Kurtin.

I dyshuari, para arrestimit, dyshohet se ka kanosur edhe zyrtarët policorë të cilët kanë intervenuar në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër