Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Nga D V
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për Ekonomia Online se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, shtoi se evitimi i zgjedhjeve bëhet kur të votohet Bekim Sejdiu.

I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti, për Ekonomia Online.

Ai theksoi se nga kjo marrëveshje politike ka dalë edhe një emër konkret për kandidat, duke iu referuar profesorit Bekim Sejdiu.

“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

Ndërkaq Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër