LSDM: Pas “rikonstruksionit kozmetik” të qeverisë, Mickoski do të shpallë zgjedhje të parakohshme sepse nuk ka para në buxhet

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup,, 23 qershor, Zhurnal.mk – “Rikonstruksioni që e ka paralajmëruar Hristijan Mickoski është thjesht kozmetik. Fytyrat e vjetra mbeten, praktikat e vjetra vazhdojnë, ndërsa emrat e rinj vetëm e ndryshojnë ambalazhin. Nuk ka politikë të re. Nuk ka vizion të ri. Nuk ka përgjegjësi të re. Ka vetëm grim të ri mbi të njëjtin pushtet të vjetër, të korruptuar dhe tenderë të rinj kriminalë. Rregullat e koalicionit të tenderëve nuk ndryshojnë. Teatri është i njëjtë, aktorët e njëjtë, vetëm kostume të reja,” thuhet në komunikatën e partisë opozitare.

Pyetja që sot e përsëriti Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (SDSM) është: Çfarë saktësisht po rikonstruktohet? Kjo lidhet me rikonstruksionin e paralajmëruar të qeverisë, për të cilin bisedimet mes partnerëve qeveritarë janë në zhvillim dhe së shpejti pritet të bëhen të njohura zgjidhjet e reja.

Nga “Bihaçka” thonë se rikonstruksioni i paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski është vetëm një grim i ri mbi të njëjtin trup të vjetër, jofunksional dhe të korruptuar, pa politikë të re dhe pa vizion të ri.

“Rikonstruksioni që e ka paralajmëruar Hristijan Mickoski është thjesht kozmetik. Fytyrat e vjetra mbeten, praktikat e vjetra vazhdojnë, ndërsa emrat e rinj vetëm e ndryshojnë ambalazhin. Nuk ka politikë të re. Nuk ka vizion të ri. Nuk ka përgjegjësi të re. Ka vetëm grim të ri mbi të njëjtin pushtet të vjetër, të korruptuar dhe tenderë të rinj kriminalë. Rregullat e koalicionit të tenderëve nuk ndryshojnë. Teatri është i njëjtë, aktorët e njëjtë, vetëm kostume të reja,” thuhet në komunikatën e SDSM-së.

Sipas opozitës, pas rikonstruksionit kryeministri Mickoski do të shpallë zgjedhje të parakohshme, në momentin kur nuk do të ketë më mundësi të huazohet, pasi – siç thonë ata buxheti është bosh.

Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (SDSM) janë adresuar edhe kritika ndaj disa ministrave dhe funksionarëve aktualë, të cilët, sipas komunikatës, heshtin për rastet aktuale, punojnë për interesa të huaja në vend që të mbrojnë ato maqedonase dhe kanë biznese në Bullgari.

“Kur keni ministër të Drejtësisë (Igor Filkov) nga një parti që nuk ekziston më, një njeri që u bë ‘i vdekur’ për rastin e Nikolla Gruevskit për një muaj të tërë dhe ende nuk ka dhënë përgjigje nëse ka dërguar dokumentet e nevojshme për ekstradim – çfarë rikonstruksioni është ky? Kur keni ministër të Brendshëm (Pançe Toshkovski) që lejoi partizimin e plotë të MPB-së, që mbron qeverinë dhe individë nga përgjegjësia, dhe që nuk merr asnjë përgjegjësi politike për kolapsin e sistemit të sigurisë dhe drejtësinë selektive – çfarë rikonstruksioni është ky?” thuhet nga “Bihaçka”.

Ata u ndalën edhe te zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilković, të cilin SDSM e akuzon se punon hapur kundër interesave të Maqedonisë, duke përfaqësuar ato të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, duke marrë pjesë në rrjete antievropiane dhe autoritare, organizuar kundërmitingje ndaj studentëve serbë dhe promovuar propagandë autoritare kineze.

“Çfarë ndryshon me një njeri të tillë në qeveri? Kur keni sekretar të përgjithshëm të qeverisë me kompani bullgare dhe raporte financiare të dyshimta, ndërkohë që gjysma e ministrave, deputetëve dhe drejtorëve kanë pasaporta bullgare – çfarë qeverie ‘maqedonase’ është kjo?” pyet SDSM.

Opozita kritikon edhe politikat ekonomike të qeverisë, për të cilat thotë se janë në kolaps, me deficit buxhetor të harxhuar brenda gjashtë muajve dhe borxh publik të rritur mbi 2,5 miliardë euro.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se bisedimet për rikonstruksionin me partnerët e koalicionit janë drejt fundit dhe se gjatë fundjavës gjithçka do të formalizohet me emra dhe specifika të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër