Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Institucionet riafirmojnë përkushtimin për luftimin dhe ndjekjen penale, si dhe për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, në veçanti ndaj atyre që cenojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër