Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Një 45-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda të pjesëve metalike nga linja hekurudhore, njëra në territorin e Aerodromit dhe tjetra në Draçevë. Zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. më 3 shtator, pas një denoncimi për vjedhjet e kryera në infrastrukturën hekurudhore.

“Më 03.09.2026, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.S. (45) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak për kryerjen e dy vjedhjeve të rënda të pjesëve nga linja hekurudhore, njëra në territorin e SP Aerodrom dhe tjetra në territorin e SP Draçevë. Pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe Z.S. është ndaluar në SP Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ‘Hekurudhat e RMV-së’”, thonë nga MPB.

Rasti po dokumentohet nga policia dhe pas përfundimit të plotë të hetimit, ndaj 45-vjeçarit pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër