Arrestohet shtetasi serb: Dy herë gjatë verës voziti me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar

Nga Xh M
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 30 gusht Zhurnal.mk – Mbrëmë, më 29 gusht 2026, rreth orës 23:20, në pikën kufitare të Tabanocit, gjatë daljes nga vendi, policia arrestoi shtetasin D.P. (34) nga Serbia.

Gjatë kontrollit të automjetit “Škoda” me targa të Serbisë, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” u konstatua se ai ishte regjistruar në dy raste si autor i veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Më 22 korrik 2026, në orën 13:42, në autostradën A1, në afërsi të Demir Kapisë, ai kishte drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë. Më 20 gusht 2026, në orën 19:40, në të njëjtën pjesë të autostradës, ishte regjistruar duke vozitur me 169 kilometra në orë.

Në të dyja rastet, shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë të rrugës ishte 80 kilometra në orë.

Shtetasi serb u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë.

“Drejtimi i pakujdesshëm dhe me shpejtësi të lartë rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Vozitni me përgjegjësi dhe respektojini rregullat – shpejtësia nuk është asnjëherë më e rëndësishme se jeta e njeriut”, apeluan nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër