Arrin në Shkup grupi i dytë i qytetarëve të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Xh M
1,227 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 mars – Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Sipas njoftimeve zyrtare, qytetarët janë nisur në mënyrë të sigurt nga Dubai, duke u larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këtë fluturim ndodheshin gjithsej 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut, 7 shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, si dhe nga një shtetas i Gjermanisë, Armenisë dhe Malit të Zi.

Fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në bazë të një plani të përgatitur më herët dhe në koordinim me institucionet kompetente. Sipas njoftimit, të gjitha shpenzimet për realizimin e fluturimit janë mbuluar plotësisht nga shteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër