Arriti në Shkup grupi i parë i të evakuuarve nga Izraeli

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 mars – Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë, të evakuuar nga territori i Izraelit, të cilët u drejtuan drejt Egjiptit me rrugë tokësore, pasditen e sotme kanë ateruar në mënyrë të sigurt në Shkup me një avion qeveritar.

Evakuimi u realizua në koordinim me institucionet kompetente dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ndërsa organizimi i transportit nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh, si dhe organizimi i fluturimit qeveritar për në Shkup, u siguruan plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Ministria mbetet në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në rajonet e prekura dhe vazhdon aktivitetet për kthimin e tyre të sigurt dhe në kohë në vend. Pritet që në ditët në vijim të përmbyllet procesi i evakuimit edhe i personave të tjerë që kanë shprehur gatishmëri për t’u larguar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër