Avokati i Justin Baldonit: Blake Lively shmangu gjyqin nga frika e dëshmisë

Nga D. V.
780 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Avokati i Justin Baldonit ka pretenduar se Blake Lively pranoi marrëveshjen për t’i dhënë fund betejës së tyre ligjore sepse kishte frikë të dëshmonte në gjyq.

Bryan Freedman deklaroi se aktorja nuk donte të përballej me pyetjet në sallën e gjyqit, pasi sipas tij kjo do të “zbulonte gënjeshtrat e saj”.

Ai akuzoi Lively-n se kishte bërë deklarata të pavërteta gjatë konfliktit ligjor me Baldonin, shkruan DailyMail.

Lively dhe Baldoni arritën marrëveshje vetëm pak javë para nisjes së gjyqit të planifikuar për 18 maj.

Megjithatë, aktorja vazhdon të kërkojë pagesën e shpenzimeve ligjore dhe dëmshpërblime lidhur me padinë për shpifje prej 400 milionë dollarësh (afërsisht 370 milionë euro) që Baldoni kishte ngritur kundër saj.

Ekipi ligjor i Lively i hodhi poshtë pretendimet e avokatit të Baldonit, duke e cilësuar marrëveshjen si një “fitore të jashtëzakonshme” për aktor

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër