Avokati i sapozgjedhur i popullit, Faton Selami sot do të japë deklaratë solemne

Nga admin
560 e lexuar

Shkup, 26 janar – Avokati i sapozgjedhur i popullit, Faton Selami, sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Selami vjen në vendin e ish avokatit të popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim.

Avokati i ri i poullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provime të dhëna të noterit dhe jurisprudencës.

Mandati i avokatit të popullit zgjat tetë vjet, me mundësi edhe për një rizgjedhje, sipas Ligjit dhe procedurave të Kuvendit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër