Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së 20 marsit në Pejë dhe Shtërpcë, ku viktima kanë qenë fëmijët e të dyshuarve.
Sipas Policisë, në Pejë rreth orës 13:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Shtërpcë rreth orës 17:50 është raportuar një tjetër rast, ku një femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj. Edhe në këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
