Balla: Po përdoret njoftimi rutinë i ambasadës amerikane për qëllime politike

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në seancën plenare të Kuvendit, ndaj kërkesave  të opozitës për paralajmërimin e Ambasadës së SHBA lidhur me rrezikun nga grupe të lidhura me Iranin, duke e cilësuar situatën si të ekzagjeruar për qëllime politike.

Balla mbështeti deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, duke theksuar se njoftime të tilla janë rutinë dhe publikohen rregullisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët e tij në mbarë botën.

“Po përdoret një njoftim rutinë për debate politike pa ide. Këto janë komunikime të përditshme që SHBA i bën për qytetarët e vet”, u shpreh ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se, Shqipëria mbetet një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e NATO-s, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar që vendi të jetë objektiv i ndonjë sulmi.

Ai përshëndeti gjithashtu qëndrimin e Presidentit amerikan, Donald Trump për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar ndërhyrjen amerikane si historike për sigurinë dhe stabilitetin global.

Gjatë fjalës së tij, Balla akuzoi opozitën për qëndrime kontradiktore dhe për përdorim të situatës për përfitime politike, ndërsa pati edhe replika të forta në sallë.

“Shqipëria aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vënë anëtarë i NATO-s nuk ka sot asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve por natyrshëm natyrshëm natyrshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai, duke kërkuar vijimin normal të rendit të ditës në Kuvend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër