Balla: Puna e SPAK, po çmonton korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri

Nga D. V.
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 prill, Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot, se “SPAK po çmonton korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri”.

I pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të godinës së Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku ishte i pranishëm në cilësinë e kallëzuesit për çështjen “Partizani”, Balla tha se politikanët që shkojnë në SPAK duhet të mbështesin drejtësinë.

“Ditë e madhe për Shqipërinë. Politikanët që vijnë këtu duhet që të mbështesin drejtësinë, punën e SPAK që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri”, tha Balla.

“Në gjë është e sigurt, se këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë. Një familjari i yti shkon dhe u premton se do t’u kthehet prona dhe ua merr atë më lirë. Sot po flasim për korrupsion”, pohoi ai.

Në GJKKO mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë tetë prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS-së Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër