Balliu: Siguria e qytetarëve e cenuar, akuza për infiltrimin e krimit në polici

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ngriti shqetësime për situatën e sigurisë në vend gjatë një interpelance me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, të kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balliu deklaroi se “aktualisht Policia e Shtetit nuk garanton sigurinë e qytetarëve”. Ai theksoi se, megjithëse ka efektivë të ndershëm dhe të përkushtuar në luftën kundër krimit, fenomeni i inkriminimit mbetet shqetësues.

“Ka individë të ndërgjegjshëm brenda policisë që bëjnë detyrën, por lufta jonë është për të mbrojtur qytetarët dhe vendin”, u shpreh Balliu.

Deputeti i opozitës shtoi se lidhjet e pretenduara mes elementëve të policisë dhe krimit nuk janë thjesht akuza politike, por një problem i njohur gjerësisht. Ai ngriti shqetësimin se kjo situatë cenon si sigurinë publike, ashtu edhe atë kombëtare.

Balliu deklaroi më tej se Policia e Shtetit është e ekspozuar ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, ndërsa procesi i vetingut, sipas tij, në disa raste nuk po jep rezultatet e pritshme.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, ai vuri në dukje se ato evidentojnë rritje të aktivitetit kriminal dhe të trafikut të drogës, duke e lidhur këtë me nivelin e korrupsionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër