Gazetari Romain Molina ka bërë një pohim tronditës se Barcelona ishte e etur ta shiste Raphinhan te Arabia Saudite këtë verë, dhe se nënshkrimi i Jesse Bisiëu nga Club Brugge ishte rezultat i një parashikimi për një largim të mundshëm të brazilianit.
Emri i Raphinhas ka qenë shumë i përfolur gjatë vitit të kaluar për një transferim në Superligën e Arabisë Saudite, ku nuk kanë munguar edhe ofertat. Për shitjen e tij ka qenë e gatshme edhe Barcelona, por tani duket se kanë ndryshuar gjërat.
“E dimë që bordi ishte shumë i hapur për largimin e lojtarit, veçanërisht ndaj Arabisë Saudite. Kjo është në fakt arsyeja pse Barça nënshkroi një tjetër sulmues të ri anësor (Jesse Bisiëu): gjithçka ishte planifikuar paraprakisht për çdo rast”, ka thënë fillimisht Molina.
“Tani, a do të kthehet Arabia Saudite me një ofertë tjetër në fund të afatit kalimtar? Nuk e di. Pak kohë më parë, veçanërisht vitin e kaluar, një transferim ishte tashmë në plan dhe pati bisedime të mëtejshme këtë dimër”.
“Por, e gjithë kjo histori lëndimesh po fillon të shkaktojë shqetësim. Kështu që do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë drejtim”.
“Në realitet, për Barçën, nëse Raphinha do të largohej, kjo do t’u jepte atyre shumë më tepër qetësi financiare dhe, mbi të gjitha, do t’u lejonte të shpenzonin një shumë të madhe për numrin 9”, përfundoi gazetari i njohur.
Megjithatë, largimi i Raphinhas tani duket një mundësi e largët, pasi ai konsiderohet pjesë integrale e planeve të Hansi Flick. Për më tepër, vendimi për të emëruar yllin brazilian si kapitenin e ri të përkohshëm thekson rëndësinë e tij për Blaugranët.
