Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – BDI si parti opozitare shqiptare në kumtesën e radhës thotë që VLEN-i e pranon vetë se nuk ka shënuar asnjë sukses dhe për këtë gjen “fajtor” jashtë vehtes. Integristët thonë se për më shumë se dy vite, VLEN-i nuk realizoi ndryshimet kushtetuese, nuk avancoi statusin e gjuhës shqipe dhe nuk solli asnjë të drejtë të re për shqiptarët. Kur mungojnë sukseset, gjetja e “fajtorit” paralelisht me sulmet ndaj BDI-së bëhen strategjia e vetme e tyre politike.
Kumtesa e plotë.
Në përpjekjen e fundit për të sulmuar BDI-në, VLEN-i pranoi mossuksesin e vet, përskaj çdo propagande. Ata vetë shkruajnë se BDI-ja paska interes “që VLEN-i të mos shënojë suksese”. Por pyetja është e thjeshtë: cilat suksese? Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, vetë fakti që ende flasin për suksese që duhet të shënojnë tregon se nuk kanë asnjë sukses për t’u paraqitur para qytetarëve.
Për më shumë se dy vite, VLEN-i nuk realizoi ndryshimet kushtetuese, nuk avancoi statusin e gjuhës shqipe dhe nuk solli asnjë të drejtë të re për shqiptarët. Kur mungojnë sukseset, gjetja e “fajtorit” paralelisht me sulmet ndaj BDI-së bëhen strategjia e vetme e tyre politike.
Edhe vetë pranojnë se mekanizmi i Badenterit është garanci për mbrojtjen e interesave të bashkësive. Megjithatë, në vend që ta forcojnë, propozojnë zgjidhje që e dobësojnë atë. Edhe këtu nuk kanë sukses për të treguar. E pranojnë edhe vet!
BDI nuk ka frikë nga suksesi i askujt dhe do të mbështesë çdo sukses në interes të shqiptarëve. Megjithatë, VLEN-i nuk mund të kërkojë merita për suksese që nuk ekzistojnë. Qytetarët gjykojnë me rezultate, me suksese e jo me propagandë dhe gjetje të fajtorit për mossuksesin!
Pas më shumë se dy vitesh në qeveri, bilanci i VLEN-it mbetet i njëjtë: shumë propagandë, shumë sulme ndaj BDI-së dhe asnjë sukses konkret për shqiptarët.
