BE-ja i ofron Ukrainës 3,5 miliardë euro për të blerë dronë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 30 korrik, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian i ka ofruar Kievit 3,47 miliardë euro (3,98 miliardë dollarë), për të ndihmuar ushtrinë ukrainase të blejë më shumë dronë dhe pajisje të tjera të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, si pjesë e kredisë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh të bllokut.

“Kjo mbështetje e re përcjell një mesazh të qartë: çdo sulm rus forcon vendosmërinë e Ukrainës për të qenë e lirë dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë Ukrainës, për aq kohë sa të duhet”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Paratë e dhëna kanë për qëllim të shkojnë për prokurimin e dronëve, duke përfshirë dronë me motor reaktiv me rreze të gjatë veprimi, si dhe raketa dhe avionë luftarakë “Gripen”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

“Shpenzime të tjera priten në javët e ardhshme”, tha komisioni.

artikuj të ndërlidhura