BE miraton gati 1 mijë e 600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 12 tetor Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, me fokus në kompleksin e saj ushtarako-industrial, konfirmoi të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike, bëri të ditur Kallas gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Më shumë se gjysma lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike”, deklaroi ajo.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së e ratifikuan të hënën marrëveshjen për këto masa, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë, gjatë të njëjtit forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për përpjekjet e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Ukraina po vazhdon punën për përmbushjen e kërkesave të nevojshme për anëtarësim dhe u shpreh se “e ardhmja evropiane e Ukrainës është afër”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër