BE ndryshon rregullat: Ndihma vetëm për ata që e meritojnë, IPA do të shuhet pas vitit 2027

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian po përgatit një ndryshim rrënjësor në mënyrën e shpërndarjes së fondeve për vendet kandidate. Nga viti 2028, instrumenti IPA nuk do të ekzistojë më, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do të konkurrojnë në kuadër të Fondit Global për Evropën (GEI), së bashku me shtete si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Britania e Madhe dhe Norvegjia.

Ndihma do të kushtëzohet rreptësisht me realizimin e reformave sipas një “udhërrëfyesi” të detajuar që Komisioni Evropian pritet ta prezantojë së shpejti. Vetëm vendet që përmbushin kriteret e sundimit të ligjit, transparencës dhe harmonizimit me standardet evropiane do të kenë qasje në fondet, të cilat kapin vlerën e 43 miliardë eurove.

Analistët në Bruksel paralajmërojnë se kjo qasje e re e BE‑së e lidh ndihmën jo vetëm me agjendën e zgjerimit, por edhe me interesat gjeostrategjike dhe ekonomike të Unionit. Për Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se pa reforma konkrete rrezikon jo vetëm humbjen e fondeve, por edhe privilegjet që burojnë nga statusi i vendit kandidat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër