BE shënon Ditën e Evropës 2026 me aktivitete gjatë gjithë muajit maj në Maqedoninë e Veriut

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 maj, Zhurnal.mk – Nën moton “Europa Jonë. Së Bashku më të Fortë”, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do të shënojë Ditën e Evropës 2026 me një program të gjerë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë gjithë muajit maj, në bashkëpunim me rrjetin e Europe House dhe autoritetet lokale në qytete të ndryshme të vendit, përcjell zhurnal.mk.

Shënimet fillojnë më 4 maj në Manastir me koncertin e Orkestrës Ndërkombëtare “FAMES”, ku do të interpretohen vepra të muzikës filmike në kuadër të një projekti të Creative Europe.

Më 9 maj, në Ditën e Evropës, aktivitetet do të zhvillohen në disa qytete, përfshirë Shkupin, ku Parku i Qytetit do të shndërrohet në hapësirë evropiane me aktivitete kulturore, gastronomike dhe muzikore. Në të njëjtën ditë në Koçanë do të zhvillohet një aktivitet artistik për krijimin e muraleve nga të rinjtë.

Programi vijon me aktivitete të shumta gjatë muajit maj, duke përfshirë gara humanitare në Ohër, koncerte dhe aktivitete rinore në Manastir, shfaqje filmash në Koçanë, panair librash në Tetovë, si dhe mbjellje pemësh në Veles.

Një nga aktivitetet kryesore pritet të jetë xhiroja me biçikleta rreth Liqeni i Ohrit, e planifikuar për më 16 maj, që synon promovimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë.

Programi përmbyllet më 23 maj në Gjevgjeli me një aktivitet rinor shumësektorial, i cili do të përfshijë forume, ekspozita dhe prezantime të ideve të reja të biznesit.

Sipas Delegacionit të BE-së, të gjitha aktivitetet janë të hapura për publikun dhe falas, me qëllim afrimin e qytetarëve me vlerat evropiane, nxitjen e pjesëmarrjes rinore dhe promovimin e bashkëpunimit kulturor e social në vend.

Programi i plotë:

  • 04 Maj 2026, Manastir: KONCERTI I ORKESTRIT “FAMES” – Koncerti “Klasikët në kinema” me një orkestër ndërkombëtare artistësh të rinj që interpretojnë muzikëfilmike, si pjesë e një projekti të Creative Europe.
  • 07 Maj 2026, Ohër: GARA E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME – Këshilli Rinor Lokal i Ohrit. Garë humanitare e nxënësve për mbledhje të fondeve për një kauzë bamirësie, duke promovuar solidaritetin dhe angazhimin e të rinjve përmes sportit.
  • 09 Maj 2026, Shkup: SHIJO EUROPËN NË PARKUN E QYTETIT – Parku i Qytetit i shndërruar në një hapësirë ​​publike europiane me eko-biznese, ushqim lokal ipërgatitur ngadalë (slow food), shitje-blerje të produkteve të dorës së dytë, lojëra në natyrë të organizuara nga shtetet-anëtare të BE-së dhe muzikë gjatë gjithë ditës te “Shkolka”.
  • 09-10 Maj 2026, Koçanë: PIKTURO KOÇANIN (KRIJIM MURALI) – Këshilli Rinor Lokal i Koçanit. Aktivitet pikturimi i muralit me krijues të rinj në zemër të qytetit.
  • 12 Maj 2026, Veles: RRITEMI SË BASHKU – Vullnetarë, studentë, autoritete lokale, qytetarë dhe ambasadorë mbjellin pemë së bashku në zonën e prekur nga zjarri përreth Liqenit Mladost.
  • 14 Maj 2026, Manastir: SHIJO EUROPËN ME MUZIKË – Koncert në ajër të hapur nga grupi Funk Shui në platonë e Europe House në Manastir (Shtëpia e Oficerëve).
  • 15-17 Maj 2026, Koçanë: KINEMA NË AJËR TË HAPUR – Këshilli Rinor Lokal Koçanë. Seri shfaqje filmash në ajër të hapur.
  • 16 Maj 2026, Strugë/Ohër/Pogradec: SHIJO EUROPËN NË LËVIZJE – Xhiro ndërkufitare me biçikleta rreth Liqenit të Ohrit që promovon lëvizshmërinë e qëndrueshme, angazhimin e të rinjve dhe bashkëpunimin ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
  • 19 Maj 2026, Tetovë: SHIJO EUROPËN NËPËRMJET LIBRIT – Panairi i librit me shtëpi botuese të shquara, diskutime në panel me autorë të njohur, shkëmbim librash, muzikë live dhe një program special për fëmijë.
  • 21 Maj 2026, Shtip: ZBULONI MUNDËSITË – Eveniment rinor me një panair për studime/lëvizshmëri (mobility) dhe koncert muzikor.
  • 23 Maj 2026, Gjevgjeli: VALË RINORE 2026 – Këshilli Rinor Lokal i Gjevgjelisë. Eveniment njëditor shumësektorial rinor me forume për aftësi, ekspozitë tësipërmarrjeve, laborator startup-esh dhe shfaqje skenike krijuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër