Begaj pret ambasadoren e Paraguait: Mundësi konkrete për të zgjeruar bashkëpunimin

Nga D V
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Paraguait në Shqipëri, jo rezidente, María José Argaña de Mateu.

Gjatë ceremonisë dhe takimit pasues, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit dypalësh.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, Shqipëria dhe Paraguai kanë mundësi konkrete për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë si, energjia, bujqësia, blegtoria, kultura, si edhe në sektorë të tjerë ekonomikë, duke inkurajuar intensifikimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave në nivele të ndryshme.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Republikës shprehu shpresën që Paraguai do ta rishqyrtojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, duke nisur nga mbështetja për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, siç është Interpol.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër