Begaj pret Leyla Aliyevan, diskutohet forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Azerbajxhan

Nga admin
272 e lexuar

Presidenti Bajram Begaj priti Leyla Aliyeva, zëvendëspresidente e Fondacionit “Heydar Aliyev”, e cila ndodhet në Tiranë për çeljen e ekspozitës “Mother nature”.

Kreu i Shtetit theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Azerbajxhan janë forcuar ndjeshëm vitet e fundit, duke u mbështetur në dialogun politik, bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në fushën e energjisë, si edhe në atë kulturore dhe humanitare.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për veprimtarinë e Fondacionit “Heydar Aliyev” në projekte me ndikim social, duke vlerësuar kontributet në shëndetësi, kulturë, mjedis, arsim dhe fusha të tjera me interes publik. Gjithashtu, vlerësoi profilin e Aliyeva-s dhe angazhimin e saj në nisma që nxisin ndërgjegjësimin shoqëror, dialogun kulturor dhe veprimin për mjedisin.

Në vijim, Kreu i Shtetit nënvizoi interesin për të thelluar bashkëpunimin me Fondacionin “Heydar Aliyev”, duke shprehur gatishmërinë për projekte konkrete në fusha, si: kultura, turizmi shëndetësia, ambienti, edukimi dhe çështjet humanitare.

Presidenti Begaj theksoi se Institucioni i Presidentit është i gatshëm të ofrojë mbështetje të plotë për nisma të përbashkëta që do t’i shërbejnë afrimit të mëtejshëm të dy vendeve dhe popujve tanë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër