Shqipëria në Bordin e Paqes, McAllister: Vendim i mbështetur nga mazhoranca dhe nga opozita

Nga admin
247 e lexuar

Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, David McAllister gjatë konferencës për shtyp sot në Tiranë u pyet nga gazetarët mbi vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

Ai tha se nuk mund të flasë në emër të 27 vendeve të BE, por shtoi se vendimi i Shqipërisë për të marrë pjesë është mbështetur edhe nga opozita, edhe nga mazhoranca.

“Jemi në dijeni për vendimin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve të BE, është aty ka disa shtete që do marrin pjesë në Bordin e Paqes. Shumica e shteteve të BE nuk janë të interesuar për të marrë pjesë, i pyetëm kolegët tanë përse është marrë ky vendim dhe është kuptuar që është një vendim që mbështetet si nga shumica dhe nga opozita, edhe në delegacionin tonë ka mendime të ndryshme dhe për Bordin e Paqes ka nga ata që janë pro, ka nga ata që janë kundër, tek e fundit kjo është demokracia”, tha McAllister.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër