Begaj pret ministrin e Jashtëm të Katarit: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik dhe ekonomik

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 maj, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Shtetit të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu vullnetin e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Katarit.

Gjatë bisdesës u konfirmua se këto marrëdhënie janë zhvilluar në frymën e besimit, respektit të ndërsjellë, si dhe gatishmërisë për mbështetje, si në plan dypalësh, ashtu edhe shumëpalësh.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, situatës së sigurisë dhe problemeve dhe vështirësive me të cilat po përballet Katari përballë konfliktit në rajon, Presidenti Begaj shprehu solidaritetin e Shqipërisë me popullin e Katarit.

artikuj të ndërlidhura