Kaso: Në 23 maj demokratët zgjedhin me referendum kryetarin e PD-së

Nga D. V.
794 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 maj, Zhurnal.mk – Sekretari i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso bëri të ditur sot se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 maj, kur sipas tij, demokratët me referendum do zgjedhin kryetarin e tyre, sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.

Kaso theksoi se në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit ku, nga ora 08:00 deri në orën 18:00 demokratët janë të thirrur të votojnë masivisht, në këtë shprehje të demokracisë së drejtpërdrejtë.

“Nëpër degët e mëdha, sipas kërkesave është përcaktuar se mund të ngrihet edhe më shumë se një qendër votimi”, tha ai.

Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë.

“Partia Demokratike është krenare sepse, që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, deri më 23 maj, ka zhvilluar 7 procese zgjedhore të hapura, të drejtpërdrejta dhe demokratike. Krejt e kundërta me parimin ‘një anëtar një votë’, ndodh në ‘partinë bunker’, ku prej më shumë se një dekade nuk bëhen zgjedhje dhe çdo emërim bëhet sipas parimit autokratik ‘një kryetar, një votë’”, u shpreh Kaso, ndërsa u bëri thirrje të gjithë demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin e së shtunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër