Begaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, theksohet rëndësia strategjike e Korridorit VIII

Nga D. V.
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti në një takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev.

Gjatë takimit u vlerësua roli i rëndësishëm i PABSEC si platformë dialogu dhe bashkëpunimi parlamentar në rajonin e Detit të Zi, me fokus në zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe forcimin e paqes e sigurisë. Kreu i Shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në nismat që promovojnë bashkëpunimin rajonal.

U nënvizua, gjithashtu, rëndësia e forcimit të dialogut dhe tolerancës, si dhe përmirësimit të lidhshmërisë rajonale, duke u theksuar rëndësia strategjike e Korridorit VIII.

Në kontekstin e zhvillimeve aktuale, Presidenti i Republikës u shpreh se “askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, por ne duhet të punojmë për të”.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër