Sal Da Vinci prezanton Italinë në Eurovision 2026

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fituesi i edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos, Sal Da Vinci, do të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2026 në Vjenë me këngën e tij “Per Sempre Si”.

Ai triumfoi në një garë me 30 këngë, duke fituar finalen me 22.2 për qind të votave, ndërsa vendi i dytë shkoi te Sayf me “Tu Mi Piaci Tanto” dhe vendi i tretë te Ditonellapiaga me “Che Fastidio”.

Sal Da Vinci, emri i vërtetë Salvatore Michael Sorrentino, është një artist i lindur në New York në 1969 gjatë një turneu të babait të tij, këngëtarit dhe aktorit të njohur Mario Da Vinci.

Foto: YouTube

Ai debutoi në skenë që në moshën 7 vjeçare dhe ka luajtur në filma si “Il Motorino” (1984) dhe “Troppo Forte”. (1987).

Pasioni i tij për muzikën e bëri të fokusohet plotësisht në këtë fushë.

Ai ka fituar Festivalin Italian të Muzikës në Canale 5 (1994), ka interpretuar në muzikale si “C’era Una Volta…Scugnizzi”, dhe ka publikuar hite të mëdha, përfshirë “Se Amore E”, “Non Si Fanno Prigionieri” dhe më e suksesshmja e tij, “Rossetto e Caffe”, e cila ka arritur mbi 450 milionë klikime në platformat digjitale dhe është certifikuar dy herë platin. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër