Begaj: Progresraporti i KE-së, dëshmi e avancimit në procesin e integrimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Presidenti e vlerësoi progresraportin e këtij viti si dëshmi të avancimit në procesin e integrimit dhe si një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit historik të anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Kreu i Shtetit i përcolli ambasadores evropiane mirënjohjen ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe politikat pro zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Në këtë kontekst, Presidenti theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirinë e medias.

Kreu i Shtetit ritheksoi se respektimi i sundimit të ligjit, funksionimi i institucioneve dhe dialogu demokratik mbeten thelbësore për realizimin e objektivit strategjik të integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër