Begaj uron 1 Majin: Faleminderit çdo njeriu punëtor që e bën më të begatë Shqipërinë

Nga D. V.
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 maj, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.

Në mesazh, Kreu i Shtetit vlerëson njerëzit e punës së ndershme duke theksuar se janë ata që ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.

“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë”, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj vlerëson ndër të tjera se ata duhen të kenë mbështetje maksimale, ndërsa e konsideroi ditën e 1 majit si një moment kujtese të shoqërisë shqiptare për më shumë drejtësi sociale e solidaritet.

“Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet”, tha Begaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër