Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur vlerësimin e Komisionit Evropian për përparimin në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë me rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Sali vlerëson se dialogu i paralajmëruar për integrimin gradual duhet të krijojë mundësi të reja dhe përfitime për qytetarët, pa pritur anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Synimi ynë mbetet: reforma të zbatuara dhe përfitime të prekshme përpara anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Sali.

Ai thekson se vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian njëkohësisht përbën përgjegjësi për të vazhduar zbatimin e reformave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër