Bekim Sali takon mërgimtarët në Sllupçan

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Likovë, 2 gusht Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali zhvilloi një takim me mërgimtarët e Sllupçanit të Likovës, ku diskutoi për situatën politike, mundësitë e investimeve në vendlindje dhe rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, si dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini.

Gjatë bashkëbisedimit u prezantuan mundësitë që të rinjtë të përfitojnë mbështetje për hapjen e bizneseve përmes programeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, me synimin për krijimin e vendeve të reja të punës.

Sali i informoi të pranishmit edhe për angazhimet lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat synojnë rritjen e përfshirjes së mërgatës në proceset demokratike.
Në fund, ai falënderoi mërgimtarët për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Deputeti Bekim Sali zhvilloi një takim me mërgimtarët e Sllupçanit të Likovës, ku diskutoi për situatën politike, mundësitë e investimeve në vendlindje dhe rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, si dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini.

Gjatë bashkëbisedimit u prezantuan mundësitë që të rinjtë të përfitojnë mbështetje për hapjen e bizneseve përmes programeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, me synimin për krijimin e vendeve të reja të punës.

Sali i informoi të pranishmit edhe për angazhimet lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat synojnë rritjen e përfshirjes së mërgatës në proceset demokratike.

Në fund, ai falënderoi mërgimtarët për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

artikuj të ndërlidhura