Belgjika hap hetim për lidhjet e mundshme me “Sarajevo Safari” gjatë luftës në Bosnjë

Nga Xh M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 21 maj Zhurnal.mk – Prokurorët belgë kanë hapur një hetim për përfshirjen e mundshme të shtetasve belgë në të ashtuquajturat “Sarajevo Safari” gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1990, raportuan të enjten mediat lokale.

Hetimi i Prokurorisë Federale belge vjen pas një procedure të nisur nga prokurorët në Milano të Italisë në nëntor të vitit të kaluar, lidhur me pretendimet se shtetas të huaj udhëtuan drejt Sarajevës së rrethuar dhe paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar civilë gjatë konfliktit.

Akuzat dolën në dritë pas hulumtimeve të gazetarit dhe autorit italian Ezio Gavazzeni, sipas të cilit persona nga disa vende, përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, mund të kenë marrë pjesë në këto aktivitete.

Sipas gjetjeve të Gavazzenit, pjesëmarrësit dyshohet se paguanin deri në 100 mijë euro ose më shumë për të marrë pjesë në të shtënat ndaj civilëve në Sarajevë.

Prokurorët belgë thanë se hetimi është hapur mbi bazën e informacioneve të publikuara në media, por refuzuan të japin më shumë detaje, raportoi transmetuesi flamand VRT.

Ndërkohë, më herët gjatë kësaj jave, edhe prokurorët austriakë nisën një hetim për përfshirjen e mundshme të dy shtetasve austriakë në këto raste.

Sarajeva u sulmua më 6 prill 1992 dhe mbeti nën rrethim për më shumë se tre vjet. Gjatë kësaj periudhe u vranë 11.541 civilë, mes tyre 1.601 fëmijë. Infrastruktura e qytetit, si dhe shumë objekte historike e kulturore, pësuan dëme të mëdha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër