Berisha: “Avokatët” e Ballukut në parlament e kyçin gojën para të huajve, u pëshpëritin se do t’ia heqin imunitetin

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot në seancën plenare të Kuvendit heqjen e imunitetit për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi mazhorancën se po ndërmerr iniciativa ligjore për të mbrojtur përfaqësues të qeverisë.

Ai deklaroi se, “mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar presin nga ky parlament ndërmarrjen e hapave për heqjen e imunitetit”.

“Ju keni marrë një mision të pamundur. Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë. Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës”, shtoi Berisha.

Berisha theksoi se deputetë të shumicës mbajnë qëndrime të ndryshme në komunikimet me përfaqësues të huaj krahasuar me deklaratat që bëjnë në sallën e Kuvendit, duke shtuar se, sipas tij, ata nuk e mbrojnë publikisht Ballukun në takime ndërkombëtare.

“Dhe ju që më shihni si me inat gjoja, ja t’jua them unë, se këta avoketërit e Ballukut në sallë, kur ndodhen para të huajve, e kyçin gojën. Nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj”, tha ai.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy