Berisha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Dialog intensiv me qytetarët

Nga D. V.
229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot  Kolegjin e Kryetarëve.

Berisha u kërkoi drejtuesve të strukturave të partisë dhe kryetarëve të bashkive që të zhvillojnë takime në terren me bazën e partisë dhe me qytetarët.

“Insistoj në dialog intensiv me çdo qytetar shqiptar! Ai ka propagandën, ne kemi takimin, kemi dhe rrjetet sociale. Por takimin me njerëzit nuk e zëvendëson asgjë. Ai nuk ulet dot me qytetarët por shkon vetëm në organizatat e partisë që e di që janë strofkulla krimi. Kurse ne ulemi, dëgjojmë, pranojmë kritikat dhe marrim sugjerimet nga qytetarët”, tha ai.

Berisha theksoi se “është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët e degëve, drejtuesit politikë, edhe kryetarët e bashkive partjetër, të kenë një axhendë të vazhdueshme takimi me strukturat, takimi me qytetarët.Nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i dëgjojnë, të arsyetojnë me ata, t’ë debatojnë, t’u shpjegojnë, kjo është e një rëndësie kapitale për ne. Jemi në kilometrin e fundit. Prapë e them këtë dhe do ta them gjithnjë”.

Kreu i PD u shpreh gjatë fjalës së tij në Kolegj se procesi i zgjedhjeve në parti :vazhdon në përputhje me statutin, bazuar në votën e anëtarëve, dhe në tërësi ka ec, është një proces civil, dinjitoz”.

“Dua ta vazhdojmë me vendosmëri zgjedhjen e kryesive dhe motoja jonë do të jetë organizim, organizim, organizim. Miq, mos harroni se Partia Demokratike në mënyrën më të pamerituar, me qëllim vendosjen e saj në kontroll të plotë nga ata që kurrë nuk duhet ta kontrollonin, pësoi tronditje të mëdha. Dhe nuk është se patëm, kemi patur përqëndrimin e duhur në organizimin tonë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa organizimi tani”, shtoi ai.

Berisha tha se “ne jemi parti e madhe. Ju garantoj se jemi parti e madhe. Por kjo nuk mjafton, kjo garanci. Jo. Jeni ju që duhet të vërtetoni për për vetë për vetë përgjegjësinë tuaj kryesore. Jeni ju që duhet të dini me përgjegjësi të madhe shtrirjen territoriale të Partisë Demokratike, anëtarësinë e Partisë Demokratike. Nuk mund dhe nuk duhet të ecim më pa një verifikim, një inventarizim të plotë, jemi parti e terrenit, të pranisë sonë në terren me seksionet”.

Ai u kërkoi strukturave që të punojnë për anëtarësime brenda partisë.

” Ju garantoj se janë mijëra e mijëra qytetarë të rinj, më në moshë e të tjerë, të gatshëm të anëtarësohen, por nuk i afrojnë. Unë isha në Shkodër. Çfarë më tha kryetari? Kur të doni, kemi një numër të madh të gatshëm për të bërë anëtarësime. Nga Durrësi, demokrat, më çon mesazh dhe më thotë, këtu në zonën time, kam anëtarësuar, kaq janë anëtarësuar kaq persona. Dhe ne kemi një problem. Problemi jemi ne vetë. Se në qoftë se ne nuk i ftojmë, pse do na luten ata ne? Në qoftë se ne nuk shkojmë, ulemi me ta, nuk bisedojmë, ata do vazhdojnë punën e tyre. Sidomos jemi në opozitë, mos harroni. Ne betejë ofrojmë. Ndaj dhe ne duhet të rrimë mbas tyre. Duhet të takojmë të rinj, duhet të takojmë gra, duhet të takojmë burra, duhet të takojmë dhe duhet me me insistim të shndërrojmë anëtarësimin në një nga drejtimet themelore të punës sonë”, theksoi Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër