Spitali modular në Kumanovë bëhet Repart për terapi fizikale

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 15 nëntor Zhurnal.mk – Spitali modular në qytetin e Kumanovës, i cili gjatë kohës së Pandemisë së Korona-Virusit u ngrit për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga virusi Korona, së shpejti do të shëndrrohet në objekt për qëllime të tjera.

Me kërkesë të menaxhmentit të spitalit, Ministria e Shëndetësisë pritet të mundësojë që objekti të shfrytëzohet nga reparti për terapi fizikale pranë spitalit të përgjithshëm në Kumanovë.

“Spitali Modular është në gjendje të shkëlqyeshme andaj edhe presim të marrim.edhw lejen e duhur për shfrytëzim të qëllimeve të këtilla. Këtu do të transferohet Reparti për Terapi Fizikale, planifikohet që të vihet në funksion në dy ndërresa, me qka do ta zvogëlojmë listën e pritjeve të pacientëve të cilët presin shërbime terapeutike” – u shpreh Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kumanovë, Sasho Stoshevski.

Ai gjithashtu njoftoi se paraprakisht duhet të kryhet inspektimi për tu vërtetuar se a plotësohen kushtet e sigurisë dhe ato kundër zjarreve.

Spitali i përgjithshëm i Kumanovës në ndërkohë ka ngritu procedurën për punësimin e 23 Specializantëve të rinjë. Gjithashtu pretendohet se së shpejti do të tejkalohet edhe problemi me personel ndihmës teknik që për momentin mungon. Kjo nga fakti se gjatë 4 viteve të kaluara madje 170 të punësuar kanë shkuar në pension e ndërkohë janë realizuar vetëm 8 punësime të reja.

Të theksojmë se Spitali i përgjithshëm në Kumanovë është Spital rajonal i rajonit verilindor të RMV me rreth 200 mijë banorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër