Berisha: Ndryshimi i protokollit për masat arrest me burg, asgjë të përbashkët me qytetarët

Nga D. V.
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj, Zhurnal.mk – Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për një ndryshim të vendimit të saj unifikues të vitit 2011 mbi masat e sigurimit arrest në burg dhe kohëzgjatjen e paraburgimit të personave në pritje të gjykimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur në lidhje me këtë çështje, jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”, tha se kjo po ndodh për të lehtësuar eksponentët e partisë së krimit.

“Do zbatojë urdhrat. Sadushi është një vegël e damkosur e Edi Ramës dhe e tëra kjo ndodh për të lehtësuar eksponentët e partisë së krimit. Nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarët. Është e tëra një lehtësim që bëhet për eksponentët e Partisë së Krimit”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu gjatë fjalës së tij u ndal edhe te prokurori i çështjes së tij, Altin Dumani, në lidhje me deklarimin e pasurisë për një apartament në Tiranë.

Sipas tij ka një mospërputhje ne deklarimin e Dumani, ndërsa shtoi se apartamentin e ka blerë tek një person i dënuar më parë për mashtrime për shitje të apartamenteve nga dy herë.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj, Altin Dumanit, duke shtuar se do të ngrejë padi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër