Berisha në Strasburg, takime me delegacionin e Kosovës dhe përfaqësues të PPE-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Parlamentin Europian.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Berisha do të zhvillojë në orën 11:30 një takim me delegacionin e Kosovës.

Në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Europian, kryetari i PD-së pritet të mbajë një fjalë.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Berisha do të zhvillojë gjithashtu takime zyrtare me përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane (PPE), bëri të ditur PD-ja.

Njoftimi nuk jep detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e takimeve apo fjalës së Berishës në Parlamentin Europian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër