Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se pesë vitesh i shpallur “non grata”.
Para nisjes, Berisha e cilësoi udhëtimin e tij drejt SHBA-së si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke deklaruar se beson në mbështetjen amerikane për vendin dhe shqiptarët.
Berisha tha se SHBA-ja do të mbështesë, Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen për t’u çliruar nga ajo që ai e cilësoi si “diktaturë autoritare”.
“Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë, në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha. Kjo prani dëshmon se ju e parandjeni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve. Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshteti”, u shpreh ai.
