Beyonce feston 10-vjetorin e albumit “Lemonade”, fansat zbulojnë një të dhënë të fshehtë për projektin e ardhshëm

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beyonce feston 10-vjetorin e albumit “Lemonade”, fansat zbulojnë një të dhënë të fshehtë për projektin e ardhshëm

Beyonce ka festuar 10-vjetorin e albumit të saj ikonë “Lemonade”, i publikuar më 23 prill 2016.

Këngëtarja 44-vjeçare ndau në Instagram një fotografi nga plazhi, ku shihet me tre limonë dhe një shishe uiski nga bashkëpunimi i saj me Moët Hennessy, duke e shoqëruar me një mesazh falënderues për fansat, shkruan DailyMail.

Postimi i saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat kanë vënë re simbolikën e tre limonëve dhe kanë nisur spekulime se mund të jetë një “të dhënë e fshehtë” për albumin e ardhshëm, i njohur si “Act III”.

Beyonce më parë ka publikuar “Renaissance” dhe “Cowboy Carter” si pjesë të një trilogjie muzikore, duke lënë të kuptohet se projekti i radhës mund të vijë së shpejti.

“Lemonade”, i cili trajton tema si tradhtia, dhimbja dhe falja, u publikua fillimisht si album surprizë dhe u shoqërua me një film vizual në HBO.

Ai u vlerësua gjerësisht dhe fitoi disa çmime Grammy, duke u konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së saj.

Sot, Beyonce vazhdon të mbetet një nga figurat më të fuqishme të muzikës botërore, me dhjetëra çmime dhe statusin e miliarderes, ndërsa fansat presin me interes hapin e saj të radhës muzikor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër