Ky imazh nga Danimarka është bërë viral

Nga D. V.
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kjo skenë është regjistruar në rrugët e Kopenhagës, pak pas orës tetë të mëngjesit.

Në shumicën e metropoleve botërore, kjo është ora e famshme e “rush hour” – koha kur qytetet mbushen me kolona të pafundme makinash dhe shoferët humbasin durimin në kaos trafiku.

Megjithatë, Danimarka ofron një perspektivë krejtësisht të ndryshme të “orës së pikut”. Nëse e shikoni më me kujdes fotografinë, do të vini re një paradoks të pazakontë:

Rrugët janë pothuajse bosh: makinat lëvizin pa asnjë bllokim, ndërsa asfalti duket çuditërisht i lirë për një mëngjes të zakonshëm pune.

Turma e vërtetë, në fakt, po zhvillohet në korsitë e biçikletave. Aty krijohet një lumë i vërtetë njerëzish mbi dy rrota që nxitojnë drejt zyrave dhe shkollave të tyre.

Për danezët, biçikleta nuk është vetëm mjet transporti, por pjesë e identitetit.

Në përgjithësi, ata njihen si një popull shumë i qetë, racional dhe ndoshta pak i rezervuar. Rrallë do t’i shihni duke humbur kontrollin ose duke shfaqur emocione të forta në publik. Megjithatë, ekziston një përjashtim nga ky “qetësi e ftohtë”.

Nëse doni të përjetoni temperamentin e rrallë dhe “të zjarrtë” danez, mjafton vetëm një gjë: të hyni në korsinë e biçikletave duke ecur nëpër qytet. Në atë moment, qetësia e tyre e zakonshme zhduket dhe do të përballeni me një fenomen të njohur si “zemërimi danez”.

Për ta, korsia e biçikletave është hapësirë e shenjtë, dhe turistët që enden pa kujdes aty janë e vetmja gjë që mund ta bëjë një danez zakonisht të qetë të humbasë plotësisht kontrollin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër