Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të qeverisë. Kasami nuk dha detaje, por tha se ka disa propozime në parti.
“Ende nuk janë caktuar, ka disa propozime brenda VLEN-it por ende nuk është propozimi final. Sipas dinamikës së paraparë do të duhet brenda shtatorit propozimet të vijnë në Kuvend”, tha shkurt Kasami për media gjatë përuruimit të një rruge në Tetovë.
