Bilall Kasami: Përmirësohen kushtet në Kopshtin “Rinia”, objektet Teteks 1 dhe 2

Nga I.A
1,224 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një vizite në Kopshtin e Fëmijëve “Rinia”, objektet Teteks 1 dhe 2, ka parë nga afër punimet dhe investimet e realizuara për përmirësimin e kushteve për fëmijët.

Në kuadër të investimeve është bërë rinovim i gjithanshëm i objektit, duke përfshirë muret, dyshemetë, tualetet, depot, dyert e dhomave, kuzhinën, si dhe ndërhyrje të tjera të nevojshme.

Punime dhe intervenime janë realizuar edhe në objektet e tjera që janë pjesë e Institucionit Publik Komunal, Kopshti i Fëmijëve “Rinia”.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me udhëheqësinë e kopshtit, do të vazhdojë të investojë në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët.

“Investimi në fëmijët është investim në të ardhmen e qytetit tonë!”, theksoi kryetari Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër