Bilancet vjetore për vitin 2025, QKB thirrje bizneseve: Afat deri më 31 korrik

Nga Xh M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 korrik Zhurnal.mk – Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, të përmbushin këtë detyrim brenda datës 31 korrik 2026.

Depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”.

QKB kujton se, sipas legjislacionit në fuqi, mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar.

Dokumentacioni që duhet të depozitohet, kur mbajtja e tij është e detyrueshme sipas ligjit, përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.

Detyrimin për raportimin dhe dorëzimin e pasqyrave financiare e kanë subjektet që janë tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin Korporativ ose Tatimit mbi të Ardhurat Personale Biznesore, në rastet kur realizojnë një qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë.

QKB fton të gjitha bizneset të mos e lënë dorëzimin për ditët e fundit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe problematikat teknike gjatë procesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër