MPB: Zgjidhet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve tanë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në Ministrinë e Brendshme është tejkaluar dhe të gjithë të punësuarit kanë përsëri sigurim shëndetësor, njofton Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

“Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, problemi është tejkaluar me sukses, me ç’rast të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Brendshme janë përsëri të pajisur me sigurim shëndetësor”, theksojnë nga MPB.

Ministria thotë se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punonjësve të saj, si dhe për të siguruar ushtrimin e papenguar të të gjitha të drejtave të punësimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër