5
Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesët perëndimore, reshjet do të jenë më të dendura (mbi 15 litra për metër katror). Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende në pjesët perëndimore, herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor (mbi 80 km/h).
Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 18 deri në 22 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me periudha të kohëpaskohshme me diell. Nga fundi i ditës do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi jugor.

