5
Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Gjatë tri ditëve të kaluara, në seancë, shumica qeverisëse dhe opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta për projeksionet e parapara të arkës shtetërore.
Për VMRO-DPMNE-në, Propozim-buxheti paraqet vazhdim të konsolidimit fiskal, ruajtje të stabilitetit të financave publike, krijim të kushteve për rritje ekonomike dhe realizim të investimeve zhvillimore. Për LSDM-në, ndërkaq, bëhet fjalë për një dokument pa vizion, i cili nuk ofron as llogaridhënie dhe as zhvillim.
Në Kuvend sot do të mbajnë seanca edhe Komisioni Ligjvënës-Juridik, si dhe Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Para Komisionit Ligjvënës-Juridik janë disa propozim-ligje në lexim të dytë: për shfuqizimin e Ligjit për Koordinimin e Bashkësisë së Sigurisë dhe Inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin e Sigurimit të Depozitave, të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional me Financim Kapital dhe të Ligjit për Familjen.
Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini do të shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional me Financim Kapital, Ligjit për Sigurimin Vullnetar Pensional me Financim Kapital dhe Ligjit për Familjen, të gjitha në lexim të dytë.

