Bild: Borussia Dortmund rikthen interesimin Fisnik Asllanin, përgatit skenarin për yllin e Kosovës

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin Fisnik Asllani dhe po konsideron të dërgojë një ofertë huazimi drejt Hoffenheimit me obligim blerje.

Gazeta e famshme gjermane “Bild” raporton se ylli i Kosovës është rikthyer prapë në ‘radarin’ e “Verdhëzinjve”, që po e shohin atë si pasuesi adekuat i Serhou Guirassyt.

Skenari më i mundur është tani huazimi, diçka që ka tentuar të bënte edhe Leipzigu. Asllani në anën tjetër është i gatshëm për të gjitha lëvizjet e mundshme dhe assesi s’do ta refuzonte Dortmundin.

“Një skenar i mundshëm, Dortmundi mund ta huazojë Asllanin me obligim blerje. Në këtë situatë, pagesa do të bëhej një vit më vonë”.

“Ky faktikisht ishte plani origjinal i Leipzigut. Vetë Asllani nuk është aspak kundër angazhimit te BVB-ja”.

Megjithatë për ta kompletuar këtë lëvizje, Dortmundi fillimisht duhet ta largojë Silvan, i cili po kërkohet nga skuadra spanjolle Real Betis.

Asllani javë më parë ishte afër kalimit te RB Leizigu, megjithatë marrëveshja thuhet se dështoi në fund shkaku që lojtari i Kosovës dështoi në testet mjekësore, por nuk ka asgjë të konfirmuar lidhur me këto raportime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër