Mickoski në Këshillin e Ambasadorëve: Diskutim i hapur për aktivitetet diplomatike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në Këshillin e Ambasadorëve, ku u takua me shefat e përfaqësive diplomatiko‑konsullore të Maqedonisë jashtë vendit.

Në takim u shqyrtuan sfidat aktuale dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të rrjetit diplomatik të vendit.

„Sot pata nderin të marr pjesë në Këshillin e Ambasadorëve, së bashku me shefat e përfaqësive diplomatiko‑konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit“, theksoi Mickoski.

Kryeministri vuri në dukje se takimi ishte platformë e dobishme për analizën e përvojave të deritanishme dhe hapave të ardhshëm.

„Këshilli ishte mundësi e shkëlqyer për shkëmbim përvojash, diskutim të hapur për sfidat aktuale dhe shqyrtimin e mundësive për avancimin e mëtejshëm të aktivitetit tonë diplomatik“, deklaroi ai.

Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve të jashtme dhe promovimi i interesave shtetërore.

„Veçanërisht të rëndësishme ishin bisedimet për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët tanë dhe për vendin tonë“, porositi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër