Shkoi për të marrë ndihmën e parë mjekësore, gruaja shtatzënë lind me sukses te Trauma

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Një grua shtatzënë është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, si struktura më e afërt spitalore, ku më pas ka kryer edhe lindjen, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këtë të enjte.

Sipas raportimeve, pas kësaj situate, stafi mjekësor i SUT ka njoftuar dhe është koordinuar me ekipin mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”, ndërkohë që ka ndihmuar në ofrimin e menjëhershëm të kujdesit të nevojshëm për nënën dhe përgatitjen për lindjen.

Falë ndërhyrjes në kohë, koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit të ekipeve mjekësore, nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë.

Edhe pse Spitali Universitar i Traumës është një strukturë e specializuar në trajtimin e pacientëve me trauma, ky rast dëshmon se prioritet mbetet gjithmonë shëndeti i pacientit dhe ofrimi i ndihmës në kohë, në përputhje me protokollet mjekësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër