Biljana Angellova rizgjidhet rektore e Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”

Nga Xh M
907 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 prill Zhurnal.mk – Prof. Dr. Biljana Angelova është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” (UKIM) në Shkup, njofton AIM.

Angellova është profesoreshë e rregullt në Institutin e Ekonomisë në Shkup.

Stafi mësimor dhe shkencor i secilës njësi brenda UKIM sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 votoi me votim të fshehtë midis dy kandidatëve për rektorin e ri, profesorëve: Biljana Angellova dhe Darko Danev, profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.

Angellova, siç thuhet në Procesverbal, fitoi 2.924 pikë, ndërsa Danev fitoi 2.675 pikë.

Mandati i dytë i Angelovës do të zgjasë nga 16 shtatori 2026 deri më 15 shtator 2029, thuhet ndër të tjera në Vendimin e Komisionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër